Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një persona si i dyshuar për një rast të dhunimit të një të miture.
Dhunimi pretendohet të jetë kryer përgjatë muajve janar e shkurt të këtij viti në Gjilan, ndërkohë që, tani, sipas raportit të policisë, viktima, e mitura në shoqërim me nënën e saj, kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari (i moshës madhor).
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë /2LONLINE.com/.