DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar R.S. (1993) për të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.