DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan me datën 22.12.2022 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar F.M. (1965).

Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan.

EkoHigjiena

Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale është duke vazhduar me veprime të tjera hetimore për identifikimin e personave të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në rast.

Në lidhje me rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Zjarrvënje’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.