DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, si rezultat i një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative, sot me datën 23.06.2025 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin A.Sh. (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar).

“Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë hetimit janë siguruar dëshmi të arsyeshme se i njëjti me datën 22.06.2025 një rrugën ‘’Marie Shllaku’’ në qytetin e Gjilanit në një objekt ndërtimi duke depërtuar me forcë ka arritur që të vjedhë disa mjete të ndryshme pune. Mjetet e vjedhura nga i dyshuari janë konfiskuar dhe kthyer pronarit legjitim”, ka thënë Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

Ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.