DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për vjedhje

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për vjedhje
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, me datën 11.02.2025, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1992, mashkull, kosovar).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025.

EkoHigjiena

Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore, thuhet në raportin e policisë.  /2LONLINE/