DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për raste të vjedhjeve të rënda dhe mashtrimeve

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për raste të vjedhjeve të rënda dhe mashtrimeve
Avatar photo Redaksia

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Intervistimti i të dyshuarit është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.