DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për mashtrim

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për mashtrim
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan me datën 28.03.2024 në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin D.A. (viti i lindjes 1978, mashkull Kosovar/Shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti duke mashtruar nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave që i kishte punësuar sipas marrëveshjes.  Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa pajisje elektronike, një veturë, dy pasaporta  dhe një telefon celular.

EkoHigjiena

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, rasti nga Prokurori i Shtetit  është cilësuar ‘’Mashtrim’’.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.