Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje për kanosje të zyrtarë policorë.
“Pas një kundërvajtje në komunikacion është ndaluar një veturë, të cilën e drejtonte i dyshuari i cili nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe njëkohësisht i ka kanosur ata, i dyshuari edhe pasi është shoqëruar në stacion policor ka vazhduar me kanosje ndaj zyrtarëve policorë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuht në njoftimin policor.
KANOSJE
Rr. Esat Berisha, Gjilan 11.04.2023 – 16:30. Pas një kundërvajtje në komunikacion është ndaluar një veturë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë dhe njëkohësisht i ka kanosur ata, i dyshuari edhe pasi është shoqëruar në stacion policor ka vazhduar me kanosje ndaj zyrtarëve policorë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/