/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, Njësitet i Stacionit Policor-Gjilan, i janë përgjigjur rastit “Dhënia e ryshfetit”, i raportuar nga Përgjegjësi i Kompanisë për menaxhimin e Deponisë së Mbeturinave, nën dyshimin se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës (pronar i një mishtore), kishte takuar përgjegjësin e deponisë së mbeturinave në Gjilan, me ç’rast kishte tentuar ti ofronte produkte të mishit ose para me qëllim që ta lejojnë të deponojë mbetje të kafshëve (mbeturina, eshtra), në deponinë afër fshatit Velekincë.
Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, këtë veprim i dyshuari e kishte përsëritur disa herë në mënyrë që të krijonte favore për dërgesën e mbeturinave në depo. I dyshuari dhe dy dëshmitarë janë intervistuar nga Policia e Hetimeve Rajonale në Gjilan.
Hashani ka bër ëtë ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që lënda të referohet hetimeve në procedurë të rregulltë. /2L ONLINE/