DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Reagues Stacionit Policor Gjilan ka ndalur për një kontrolle rutinë të dyshuarin kosovar shqiptar N.H. (1954).

Gjatë kontrollit në çantën e tij të krahut është gjetur një (1) armë revole të kalibrit 6mm, një (1) karikator përkatës dhe njëzetë (20) fishekë të kalibrit RPU 25 auto, të cilat janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.

EkoHigjiena

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.