DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Gjilanit kanë bërë me dije se në rrugën ‘’Raif Halimi’’, në qytetin e Gjilanit, policia ka ndalur një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit te pasagjeri i kësaj veture A.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) në çantën e krahut, ka gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të llojit Zastava e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, të gjitha këto pa leje.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ , thuhet në raportin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.