DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 22.02.2023 ka pranuar informatë se në një rrugë të qytetit të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.

Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar lokacionin dhe arrestuar personin e dyshuar A.N. (1975) i cili dyshohet se me armë zjarri kishte shtënë në ajër. Nga i dyshuari zyrtarët policor si dëshmi për gjykatën kanë konfiskuar një (1) armë zjarri të tipit Zoraki të kalibrit 9 mm, si dhe njëzet e dy (22) gëzhoja të kalibrit 9 mm.

EkoHigjiena

I dyshuar pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.