DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuar për “fajde”

Gjilan: Arrestohet i dyshuar për “fajde”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të incidentit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike hetimore, duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit, është arritur të pasqyrojnë gjendjen faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale të fajdes.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 30,000.00 € (tridhjetë mijë euro), sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin 39.000.00 € ( tridhjetë e nëntë mijë euro).

Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më datë 10.06.2020, sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari (J.S.) është shoqëruar në Polici, dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari është ndaluar në afat prej 48 orësh. Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.