DYLON

Gjilan: Arrestohet, dërgohet në vuajtje të dënimit dhe i ngritët kallëzim penal edhe për posedim marihuane

Gjilan: Arrestohet, dërgohet në vuajtje të dënimit dhe i ngritët kallëzim penal edhe për posedim marihuane
Avatar photo Redaksia

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor rajonal në Policinë e Kosovës në Drejtorinë Rajonale të  Gjilanit, ka bërë me dije se kanë arrestuar një të kërkuar nga Policia, pasi i shmangej vuajtjes së dënimit sipas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës.

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa pas kontrollit të shtëpisë, iu gjetur edhe një sasi e marihuanës, për çka iu është ngritur kallëzim penal.

EkoHigjiena

“Zyrtarët policore të stacionit policore të Gjilanit të angazhuar me plan operativ për realizim të urdhëresave të Gjykatës kam arrestuar personin J.T I lindur me 1991, i cili i shmangej vuajtjes së dënimit prej 2 vite e 4 muaj sipas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës”, ka thënë nënkolonel Azizi.

Sipas Azizit, gjatë kontrollit të të arrestuarit, i është gjetur një sasi e substancës narkotike dhe me urdhër verbal të prokurorit kujdestar, i është kontrolluar edhe shtëpia dhe në total i janë konfiskuar 20 qese plastike me 23 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Personi I arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit dhe i është bërë kallëzim penal për posedim të substancave narkotike”, ka thënë nënkolonel Shaban Azizi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.