• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Policia

Gjilan: Arrestohen tre të dyshuar për raste të ndryshme të vjedhjeve të rënda dhe veprave tjera penale

Redaksia 2LONLINE 23 Janar, 2022 3 min
 Gjilan: Arrestohen tre të dyshuar për raste të ndryshme të vjedhjeve të rënda dhe veprave tjera penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan-Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Gjilan, i kanë shtuar angazhimet policore kohët e fundit në lidhje me rastet e vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit të Gjilanit me rrethinë.

Puna policore mirë e organizuar me veprime operative konkrete me qëllim kapjen e personave dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre për të cilët dyshohej të jenë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” dhe veprave tjera penale, sot pasdite me 22.01.2022 ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve të implikuar në raste të tilla.

Fillimisht është arrestuar i shumë kërkuari F. S. i dyshuar për shumë vepra të kryera penale si “Vjedhje e rendë” të kryera në lokacione të ndryshme si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy të dyshuar, i dyshuari L. S. me banim në Pejë dhe e dyshuara D. K. nga Gjilani të cilët dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të rënda.

Gjatë arrestimit tek i dyshuari kryesor F. S. është gjetur një pistoletë e llojit Ekol special 99,cal 9 mm dhe 2 fishek kal.7.65mm.

Gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar shumë sende me vlerë si: cigare të llojeve të ndryshme, TV plazma, Play station, mjete të punës, pjesë të automjeteve, telefona dhe gjëra të tjera të cilat ishin vjedhur në lokacione të ndryshme, ku të njëjtat do të përdoren si prova dhe dëshmi materiale lidhur me veprat e kryera.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë. Hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Po ashtu ju dërgojmë edhe fotot të gjërave të sekuestruara që dyshohet se ishin vjedhur në lokacione të ndryshme. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale arrestime Gjilan Policia vjedhje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Rreth ndeshjeve të përfolura – Ja reagimi i FFK-së

29 Maj, 2023
Sport

Kosova kthehet nga Kampionati Ballkanik i Karatesë për Fëmijë, me nëntë medalje

29 Maj, 2023
Promo

Kompleksi A.R.KATANA – “Because future needs quality”

29 Maj, 2023
Gjilan

Më 1 dhe 2 qershor mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ 2023

29 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Kosova kthehet nga Kampionati Ballkanik i Karatesë për Fëmijë, me nëntë medalje të fituara

29 Maj, 2023

Më 1 dhe 2 qershor mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ 2023

29 Maj, 2023

Në mungesë kuorumi, ndërpritet sërish seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

29 Maj, 2023

Shkolla e Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan, vendos standard të ri në tërë Kosovën!

29 Maj, 2023

Angazhimet policore lidhur me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne veri të vendit

29 Maj, 2023

Rron Broja do të vazhdojë me Dritën edhe për dy vite

28 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com