Gjilan: Arrestohen tre të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me dyshimin për armëmbajtje pa leje është realizuar kontrolle te tre persona të dyshuar, meshkuj kosovar, të cilët ishin duke qëndruar në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një (1) armë pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe dhjetë (10) fishekë, një (1) pistoletë e llojit TT e kalibrit 7×62 mm me një (1) karikator dhe tetë (8) fishekë, një (1) pistoletë e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë dhe një mjet i ftohtë (thikë)”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/
