/2L ONLINE/ – Njësitet Patrulluese të Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit kanë takuar në rrugën “Adem jashari”, në Gjilan, tre qytetare, dy rome shtetase të Shqipërisë dhe një shqiptare e Kosovës, që kërkonin lëmoshë nga qytetarët në mënyrë të bezdisshme.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se tri të dyshuarat janë arrestuar nga ana e policisë, gjatë kontrollit atyre iu janë gjetë 30 (tridhjetë) Euro para të gatëshme. Që të tri të dyshimtat janë sjellur në Gjykatën komunale-Divizioni për kundërvajtje në Gjilan.
“Gjykata për dy shtetaset e Shqipërisë me procedura të përshpejtuara ju ka shqiptuar masën e menjëhershme për deportim jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe dy të dyshuarat menjëher janë përcjellë në pikën kufitare në Vërmicë për deportim në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjersa për shtetasen e Kosovës është inicuar rastë , “Prishje e renditë dhe qetësisië publike” ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/