DYLON

Gjilan: Arrestohen edhe dy zyrtarë të tjerë të Qendrës së Regjistrim të Automjeteve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve shtesë që janë zhvilluar në vazhdimësi, janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, zyrtarë të Qendrës së regjistrimit të automjeteve, këtu në Gjilan.

Sipas Hashanit, të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës në lidhje me veprat penale që dyshohen të jenë të inkriminuar dhe bien në domenin e kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

EkoHigjiena

Pas intervistimit, Prokurori i shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave në afat prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë lëndë do të jenë në proces të vazhdueshëm.

Përndryshe, ditë më parë është raportuar edhe për dy të arrestuar të kësaj qendre: shih shkrimin: Gjilan: Arrestohen dy zyrtarë të Qendrës së Regjistrim të Automjeteve (e plotësuar). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.