DYLON

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj dy të dyshuar B.G. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) dhe A.S. (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të involvuar në një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 09.01.2023 në një objekt banimi në qytetin e Gjilanit, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave, bizhuteri e gjëra të tjera.

EkoHigjiena

Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.