DYLON

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për grabitje

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për grabitje
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 19.01.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar meshkuj kosovar  E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002), të dyshuar për përfshirje në rastin grabitje.

Rasti kishte ndodhur një ditë më parë me datën 18.01.2024, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë), i kanë grabitur viktimës mashkull kosovar një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore.

EkoHigjiena

Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.