/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, njësitet kundër krimeve Ekonomike nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pas dyshime të bazuara dhe të arsyeshme për veprën penale”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ në një ordinancë mjekësore private në Gjilan
Ai tha se bazuar në Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, hetuesit policor përmes masave të fshehta kanë hyrë në ordinancë kanë komunikuar me dy persona përgjegjës një infermier dhe një ekonomist, që të dytë punëtorë të ordinancës private, e certifikuar për lëshimin e certifikatave mjeksore për patent shofer të kategorive të ndryshme. Atyre i u janë marrë gjeneralet pa prezencën e mjekut dhe pa asnjë ekzaminim mjekësor.
Sipas, zëdhënësit Hashani, është bërë pagesa 25€, (kandidatit për çertifikatë) i kanë thënë që të kthehet pas 30 minutave dhe gjithçka është e kryer.
“Pas gjysmë ore në ordinancë është kthyer hetuesi policor dhe është pajisur me certifikatë mjekësore (Hetuesi i përfshirë në masat e fshehta). Polica e Kosovës gjatë kontrollit që i kanë bërë të dyshimtit i janë gjetur dhe konfiskuar kartëmonedhat e lartshënuara në portofolin e tij. Po ashtu gjatë bastisjes së ordinancës janë sekuestruar përkohësisht një shtëpizë kompjuterike JNC, tri vula të mjekëve të cilët mundë të jenë të angazhuar në komisionin për dhënien e certifikatave mjekësore, dy libra protokolli”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, dyshohet se ka edhe persona të tjerë që besohet të jenë të inkriminuar në veprën penale të lartshënuar.
“I dyshuari kryesor, drejtori i ordinancës mjeku H. A. edhe pse është thirr nga ana e policisë nuk është përgjigjë dhe për momentin është në arrati. Pas përfundimit të kontrollit të dyshuarit H. K. dhe B. F. janë arrestuar dhe sjellur në zyrat e e hetimeve rajonale dhe pas intervistimit me aktëvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Rasti është duke u hetuar nga nga njësitet kundër krimeve ekonomike. /2L ONLINE/