DYLON

Gjilan: Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Gjilan: Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 21.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar dy persona R.B. (1996) dhe E.S. (1989).

I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj veprat penale ,,Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej një (1) vit e njëzet (20) ditë për veprën penale ,,Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’’.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.