DYLON

Gjilan: Aktivitet sensibilizues për Ditën Botërore të Sindromës Down, mesazhe për gjithëpërfshirje dhe barazi

Gjilan: Aktivitet sensibilizues për Ditën Botërore të Sindromës Down, mesazhe për gjithëpërfshirje dhe barazi
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan, në kuadër të shënimit të Dita Botërore e Sindromës Down, Kryqi i Kuq i Kosovës – dega në Gjilan ka organizuar një aktivitet sensibilizues në bashkëpunim me Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” dhe Policinë e Komunitetit.

Aktiviteti u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe përfshirëse, duke sjellë momente gëzimi për pjesëmarrësit dhe duke përcjellë mesazhe të fuqishme për pranimin, barazinë dhe respektin ndaj personave me sindromën Down.

EkoHigjiena

Organizatorët theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të shoqërisë për gjithëpërfshirjen dhe mbështetjen e kësaj kategorie, duke nënvizuar se aktivitete të tilla kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti më solidar dhe më të drejtë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe aktorët e Teatrit të Gjilanit, të cilët me performancën e tyre e bënë ngjarjen më atraktive dhe të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Organizatorët shprehën mirënjohje të veçantë për donatorët Durresi Shpk, Luli 93 dhe Dj Tafa për mbështetjen e dhënë, si dhe falënderuan institucionet arsimore dhe shëndetësore për kontributin e tyre, përfshirë Qendrën “Don Bosko”, shkollat fillore “Zija Shemsiu” dhe “Mulla Idrisi”, si dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ky aktivitet u mbyll me mesazhin se vetëm përmes bashkëpunimit dhe solidaritetit mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, me më shumë dashuri, mirëkuptim dhe gjithëpërfshirje për të gjithë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.