Gjilan: Aktakuzë për “Mospërfillje e gjykatës” dhe “Vjedhje pylli”
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur një (2) aktakuza ndaj dy (2) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillje e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje pylli”. /2LONLINE/
