Gjilan: Aksident trafiku me fatalitetfotoilustrim

Gjilan: Aksident trafiku me fatalitet

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Komunën e Gjilanit ku vetura ka goditur këmbësorin, që përkundur trajtimit fillimisht në Spitalin e Gjilanit e pastaj edhe në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë.

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se aksidenti kishte ndodhur më 13 mars, ndërsa sot janë njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

“Më 13/03/2018, rreth orës 18:30, në rrugën qarkore, përballë ish fabrikës së baterive në Gjilan, deri sa një këmbësor (1953), ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën, goditet nga një veturë, me targa të Bujanocit (vozitësi nga Gjilani) dhe pëson lëndime të rënda trupore. Natën e parë viktima është trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan dhe të nesërmen është dërguar në QKUK Prishtinë. Sot jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, ka bërë të ditur nënkolonel Azizi.

Sipas tij, me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë aksident ndalet për 48 orë.

KOMENTE