DYLON

Gjilan: Aksident trafiku me fatalitet

Gjilan: Aksident trafiku me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku janë evidentuar dy aksidente trafiku me fatalitet, njëri në Gjilan dhe tjetri në Pejë.

Kur jemi te rasti i Gjilanit, një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në Gjilan, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

EkoHigjiena

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 28 maj 2026 rreth orës 08:25 dhe në të janë përfshirë dy vetura me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, sipas raportit policor, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, vozitësi i veturës tjetër, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, ai është arrestuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.