DYLON

Gjilan: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me ekspozitë kujton 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Gjilan: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me ekspozitë kujton 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981
Avatar photo Redaksia

Të mërkurën në Sheshin para Teatrit të Qytetit të Gjilanit është hapur ekspozita e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK),  e ndarë në dy pjesë, “Vullkani i Republikës” që i kushtohet 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981,  si dhe “70 vjet Arkiv” për nder të 70-vjetorit të themelimit të arkivit, transmeton Portali 2LONLINE.com/

Me anë të kësaj ekspozite Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, kujton edhe në Gjilan 40 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, përmes dokumenteve të përzgjedhura arkivore që i përkasin vitit 1981, apo janë rrjedhojë e asaj kohe si dhe po ashtu përmes dokumenteve të ndryshme shënon edhe 70 vjetorin e themelimit të arkivit.

EkoHigjiena

Kur jemi te pjesa që ka të bëjë me “Vullkanin e Republikës”,  dokumentet që ka përzgjedhur organizatori i kësaj ekspozite janë fotografi, aktgjykime nga proceset e shumta, lajme gazetash e revistash legale dhe ilegale, raporte për shkrimet e mediave të huaja, pankarta dhe parulla, që shpërndaheshin gjithandej Kosovës e që i përkasin vitit 1981 apo janë rrjedhojë e asaj kohe dhe dokumente të tjera, transmeton 2LONLINE.com.

Fadil Rexhepi, inspektor i arkivistikës në arkivin ndërkomunal të Gjilanit ka thënë se qytetarët po tregohen të interesuar për këtë ekspozitë të cilën e ka organizuar ASHAK-u,  e ku kjo ekspozitë është ndarë në dy pjesë: “Vullkani i Republikës”, ku si temë ka demonstratat e vitit 1981 e ku janë ekspozuar dokumente të ndryshme që kanë të bëjnë me këto demonstrata dhe dokumente që kanë për rrjedhojë zhvillimet e mëvonshme që lidhen me ato demonstrata, dhe në pjesën tjetër: “70 vjet Arkiv”, ku është prezantuar puna e arkivit të Kosovës që nga themelimi e deri më sot.

Në këtë pjesë janë përfshirë dokumente të vjetra,  fotografi, publikime, prezantim i veprimtarive te ndryshme, punime shkencore, libra e dokumente të tjera.

Përndryshe, Rexhepi tha se i tërë materiali i ekspozuar është nga fondi i arkivit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.