DYLON

Gjilan: 541 raste aktive me COVID-19, 81 në hospitalizim, 61 me oksigjeno-terapi

Gjilan: 541 raste aktive me COVID-19, 81 në hospitalizim, 61 me oksigjeno-terapi
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 541 raste aktive, derisa theksoi se 81 persona janë në hospitalizim, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.

EkoHigjiena

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19757 mostra, 6105 kanë rezultuar pozitivë, 5433 janë shëruar, 133 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 541 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 81 persona, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 172 mostra në pritje për  rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.