“Më 24 dhjetor 2020, B. Shala ka ardhur në stacionin policor në Gjilan dhe e ka dorëzuar një portofol me një shumë te hollash rreth dyqind (200) euro. Portofolin e kishte gjetur në rrugën. “Prishtinës”, thotë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan
Sipas tij, në portofol nuk ka pas dokumente identifikimi.
“Pas hulumtimeve që ka bërë policia e stacionit policor në Gjilan është identifikua personin të cilit i kishte humbë portofoli, dhe të njëjti i është dorëzua. Policia e Kosovës e falënderon dhe e lavdëron gjestin e ndershëm dhe fisnik të personit që e ka sjell portofolin e gjetut”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/