DYLON

Gjest human dhe shembull për t’u ndjekur!

Gjest human dhe shembull për t’u ndjekur!
Avatar photo Redaksia

Sot, punëtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A, Enver Hyseni, ka gjetur një kuletë me shumën prej 150 euro dhe dokumente personale nga Zvicra, të humbura në hapësirat publike.

Pa hezitim, ai ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, përmes së cilës është identifikuar dhe kontaktuar pronari i kuletës, i cili tashmë i është kthyer pasuria e humbur, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Veprime të tilla janë pasqyrim i ndershmërisë, integritetit dhe profesionalizmit që i karakterizon punëtorët tanë. Z. Enver Hyseni, faleminderit që me veprimin tuaj e nderuat veten, ndërmarrjen dhe qytetin tonë”, thuhet në njofitmin e Ndërmarrjes Publike Lokale Tregu  – Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.