DYLON

Gjermania teston kamionët e parë elektrik

Gjermania teston kamionët e parë elektrik
Avatar photo Elife Sherifi

Për herë të parë në Gjermani ka filluar testimi i kamionëve të parë elektrikë. Testet e para janë zhvilluar në një autostradë të ashtuquajtur elektrike e gjatë 10 kilometra, në segmentin e rrugës A5 në landin e Hessenit.

Kamioni i parë i testuar është i tipit “Scania R 450 Hybrid”. Furnizimi me energji do të bëhet nëpërmjet largpërçuesve që janë ndërtuar në këtë autostradë.

Këtu kamionët lëvizin sikur tramvajet, shkruan “Automagazine”. Testimi i njëjtë i shpikjes gjermane është bërë edhe në Suedi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.