DYLON

Gjermania shton pikat për mbushjen e automjeteve elektrike

Gjermania shton pikat për mbushjen e automjeteve elektrike
Avatar photo Elife Sherifi

Rrjeti gjerman publik me pika për karikimin e automjeteve elektrike është rritur ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit.

“Rrjetit i janë shtuar 1300 pika karikimi deri në fund të marsit, duke e çuar numrin total në 17 400”, njoftoi në Berlin shoqata gjermane e industrisë së ujit dhe energjisë, BDEW.

“Gjermania synon të rrisë numrin e automjeteve elektrike për të zbutur ndryshimin klimatik, por numri total i këtyre makinave të shitura në vitin 2018 ishte 83 000”, sipas Zyrës Federale për Mjete Motorike (KBA).

EkoHigjiena

Zhvillimi i rrjetit me pika mbushese shihet si thelbësor për të rritur numrin e automjeteve elektrike në rrugët e Gjermanisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.