• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Gjermania mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjes

Redaksia 2LONLINE 21 Tetor, 2013 3 min
 Gjermania mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjes

Vendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen Stabilizim Asocim ka një rëndësi të madhe, sepse tashmë zyrtarisht është konfirmuar ardhmëria e sigurt e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kështë është shprehur zëvendëskryeministrja Edita Tahiri gjatë vizitës që zhvilloi në Gjermani nga 15 deri më 19 tetor, e ku zhvilloi një varg takimesh në Qeverinë gjermane dhe në Bundestag.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, u prit nga sekretarja e shtetit Emily Haber. Tahiri njoftoi për progresin e arritur në Kosovë duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reformat në të gjitha fushat, me prioritet për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien për gjithë qytetarët. Tahiri vlerësoi rezultatet e arritura në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën si dhe progresin e arritur në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

Nga ana e saj, Sekretarja gjermane e shtetit, Emily Haber vlerësoi progresin e arritur në Kosovë ndërsa premtoi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane. Ajo inkurajoi udhëheqjen e Kosovës që të vazhdojë angazhimet për forcimin e shtetit dhe perspektivës së qytetarëve të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjet lokale në Kosovë sipas standardeve demokratike.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësore për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për perspektivën evropiane të të dyja shteteve. Sekretarja gjermane Haber theksoi se Gjermania mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit mes dyja shteteve, dhe kërkon qëndrim konsekuent të palëve në përmbushjen e obligimeve zbatuese.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri gjatë qëndrimit në Gjermani zhvilloi takime të veçanta edhe me deputetët e Bundestagut gjerman dhe mori pjesë në Konferencën e Institutit Aspen dhe seminarin për Kosovën të organizuar nga Akademia Evropiane në Berlin./rtklive.com/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të

30 Shtator, 2023
Sport

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023
Sport

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake

30 Shtator, 2023

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com