DYLON

Gjermania mbështet Policinë Ushtarake të FSK-së

Gjermania mbështet Policinë Ushtarake të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Duke u bazuar në Planin e Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2025, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së

Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar Kursin për Mbrojtje të Afërt.

EkoHigjiena

Kursi është realizuar nga instruktorët e certifikuar të PU-së, në bashkëpunim me instruktorë gjermanë si dhe është monitoruar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

Në kuadër të këtij trajnimi dhe bashkëpunimi me instruktorët gjerman, janë realizuar stërvitje: Teknikat e qitjes me armë të shkurtër dhe të gjatë, teknikat e vetëmbrojtjes, taktikat e lëvizjes në formacione, taktikat e lëvizjes me automjete etj.

Ky kurs, si i tillë, realizohet për herë të parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të PU-së në fushën e Mbrojtjes së Afërt.

Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të Policisë Ushtarake.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.