DYLON

Gjermania mbeshtet Kosovën në procesin e integrimit në BE

Avatar photo Redaksia

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets. Ndër të tjera, kanë biseduar për prioritetet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit në Bashkim Evropian.

Me këtë rast, ministri Çollaku ka falemnderuar ambasadoren Viets për ndihmën e deritanishme dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

EkoHigjiena

“Kosova dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë marrëdhënie të mira dypalëshe, ndërsa në kontekstin e integrimeve evropiane kemi përkrahje të plotë nga Qeveria e Gjermanisë për çka edhe falenderoj ambasadoren Viets. Kosova mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj në rrugën drejt BE-së dhe presim që të njëjtin përkushtim ta tregojë edhe BE-ja në qasjen ndaj Kosovës. Në raport me MSA-në , ne kemi përfunduar negociatat dhe kemi bërë parafimin e atij dokumenti të cilin presim ta nënshkruajmë gjatë këtij viti. Ndërsa lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, Kosova është në fazën përfundimtare të përmbushjës së kritereve të përcaktuara nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave dhe me plotë të drejtë presim që Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim të meritur për Kosovën dhe qytetarët tanë” tha ministri Çollaku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.