DYLON

Gjermania- kosovarëve: Kërkoni riatdhesim në shtetin tuaj

Avatar photo Redaksia

Zyra Federale e Gjermanisë gjatë muajve të fundit i ka refuzuar kërkesën për azil shumë shtetasve kosovarë. Indeksonline ka siguruar dokumentin i cili u lëshohet kosovarëve që kërkojnë azil për në Gjermani duke u kërkuar kështu që ata personalisht të aplikojnë për riatdhesim në Kosovë.

Në dokumentin e siguruar nga Indekesonline thuhet që është më mirë që kosovarët të kërkojnë vullnetarisht riatdhesim në mënyrë që të mos përdoret kthimi i detyrueshëm nga shteti gjerman.

EkoHigjiena

“Shfrytëzojeni mundësinë për atdhesim vullnetar ose ri-zhvendosje me qëllim që të planifikojmë rrethanat dhe kohën e nisjes së juaj bashkë me autoritet për emigracion”, thuhet në letrën e Zyrës Federale gjermane lëshuar për azilkërkuesit kosovarë.

Në këtë mënyrë federate gjermane është duke I pritur të gjitha kërkesat e kosovarëve për riatdhesim dhe për të njëjtit të përpilohen listat dhe oraret e nisjes së tyre për në shtetin amë.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=147897

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.