DYLON

Gjermania këmbëngul që bisedimet BE-Serbi të fillojnë rreth Kosovës

Avatar photo Redaksia

Shefja e ekipit të Beogradit në bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE, Tanja Mishçeviq ka theksuar se vendi i i saj është i gatshëm për hapjen e bisedimeve për kapitullin 32 që parasheh kontrollin financiar e për të cilin ka përkrahjen e të gjitha vendeve të BE-së, pos Gjermanisë.

Gjermania, ka thënë ajo për Veçernej Novosti, transmeton Koha,.net, kërkon që kapitulli i parë i bisedimeve BE-Serbi, të jetë kapitulli 35, kapitulli që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

EkoHigjiena

Në pyetjen nëse kusht për hapjen e këtij kapitulli është dhënia e pajtimit për karrige të Kosovës në OKB dhe nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore Beograd-Prishtinë, Mishçeviq është përgjigjur se kusht për hapjen e kapitullit është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, se nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe se kjo gjë është e pamundur t’i kërkohet Serbisë.

“Detyrimi nga i gjithë procesi, sipas kornizës negociuese, është marrëveshja për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve e jo marrëveshja paqësore”, ka thënë ajo.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.