• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Gjermania dhuron 6.5 milionë euro për rritjen e kapitalit të Fondin Kosovar për garantimin e kredive
Nacionale

Gjermania dhuron 6.5 milionë euro për rritjen e kapitalit të Fondin Kosovar për garantimin e kredive

by Redaksia 2LONLINE 16 Gusht, 2018 4 min read
 Gjermania dhuron 6.5 milionë euro për rritjen e kapitalit të Fondin Kosovar për garantimin e kredive

Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt, nënshkruan sot Marrëveshjen Financiare të grantit për “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë prej 6.5 milionë euro. Mjetet janë të dedikuara për sektorin e bujqësisë.

Gjatës ceremonisë, ministri Bedri Hamza falënderoj Ambasadorin Gjerman dhe taksapaguesit e këtij shteti për kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës. Për më tepër, Ministri shtoj se kjo është marrëveshja e tetë që u nënshkrua me Qeverinë Gjermane që nga marrja e mandatit në shtator të viti 2017. Ai tha se që nga marrja e këtij mandati, është i zotuar për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ku një prej instrumenteve është edhe rritja e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Ai gjithashtu tha se këto mjete janë donacion (para pa kthim) nga Qeveria Gjermane si mbështetje direkte për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës Qeverisë së Gjermanisë.

“Shteti Gjerman është njëri ndër donatorët më të mëdhenj për Kosovën dhe që nga viti 1999 përmes kontributit financiar dhe teknik është prezent në Kosovë me shumën përmbi 500 milionë euro, prej të cilave më shumë së 80 % prej tyre janë grant. Ndërsa Fondi për Garantimin e Kredive vetëm nga Qeveria Gjermane deri më tani ka pranuar kontribut financiar apo para falë në vlerë prej 14 milionë euro, çka mundëson që sektori privat, përfshirë këtu të rinjtë dhe gratë të kenë qasje më të lehtë në financimin e bizneseve të tyre dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Fondi për Garantimin e Kredive është një institucion i cili është themeluar the funksionalizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe Donatorëve”.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, vlera totale e marrëveshjeve grant të nënshkruar me Donatorë të ndryshëm që kur kam marr mandatin arrin shumën 101 milionë euro, prej të cilave më shumë së 50 milionë euro janë kontribut i Qeverisë Gjermane, për çka në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Kosovës falënderoj shumë shtetin Gjerman për kontributin e jashtëzakonshëm në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës. Po ashtu vlen të theksohet se jemi në diskutime të vazhdueshme me Donator dhe Institucione Financiare Ndërkombëtare që të sigurojmë rritje të qëndrueshme të kapitalit të këtij Fondi” tha ministri Bedri Hamza.

Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, falënderoi Ministrin Hamza për mirëbesimin dhe bashkëpunumin që kanë institucionet e të dyja shteteve, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar duke thënë se kjo ndihmesë është që Kosova të jetë sa më afër integrimeve euroatlantike.

Ai gjithashtu tha se për rritje të qëndrueshme ekonomike, sektori financiar është shtylla më e rëndësishme, ngjashëm është edhe në shtetin gjerman. Ky fond ka lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrje të vogla dhe të mesme e që janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Prandaj, fondi është krijuar në mënyrë mirëbesimi dhe ka vendosur parakushte të domosdoshme që institucionet financiare t’u japin ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ambasadori Heldt, tha se donatorë të rinj kanë shprehur interesimin që të kontribuojnë në Fondin për Garantimin e Kredive me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Tags: e përfaqësuar nga Ministria e Financave nacionale Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë Qeveria e Republikës së Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Qeveria ka miratuar në parim Nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

12 Maj, 2022

Ja çfarë miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës

9 Mars, 2022

Xhabir Hamiti ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dorëzon letrat kredenciale

18 Dhjetor, 2021

REAGIM: Kriza energjetike është në radhë të parë krizë e vendimmarrjes dhe politikave të munguara!

17 Dhjetor, 2021

Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën “Përgjegjësia institucionale për të drejtat e njeriut”

6 Dhjetor, 2021

Alban Hyseni: Sakrifica, puna dhe gjithçka për të cilën ka luftuar Astriti, do të jenë gjithmonë në memorien tonë e do të na përcjellin përherë

5 Nëntor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com