Të gjithë e dimë se mëngjesi është racioni më i rëndësishëm, i cili duhet të jetë i pasur me vlera ushqyese. Megjithatë, ushqimi kalorik nuk është i njëjtë si ushqimi jo i shëndetshëm, kështu që për këtë arsye ju paraqesim një listë me gjërat që nuk duhet të gjenden në pjatën tuaj për mëngjes.
1.Suxhuku, proshuta dhe salsiçet: Ngrënia e mishit të përpunuar lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Qendra për kërkimet e kancerit botoi një listë me gjërat që janë të lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit dhe për këtë arsye duhet të shmangen, kurse nitratet nga mishi i përpunuar gjenden në krye të listës. Prandaj, është koha për të larguar mishin e tillë, jo vetëm për mëngjes, por edhe nga vaktet e tjera.
2.Kokoshkat e ëmbla: Disa kokoshka janë plot karbohidrate dhe sheqer, kështu që kur i konsumoni ato, sheqeri në gjakun tuaj papritmas ngritet dhe pastaj bie në mënyrë drastike. Pasi që ndoshta nuk e preferoni këtë lloj të rënies së energjisë në fillim të ditës, është mirë për të shmangur mëngjesin me këtë lloj ushqimi.
3.Shurupet: Shurupet natyrale nga frutat dhe bimët si: shurupi nga panja, mund të jenë ëmbëltues shumë të shëndetshëm, por problemi është se tregu është i stërmbushur me shurupe që kanë aromë dhe shije artificiale, të cilat janë krejtësisht jo të shëndetshme. Në këto produkte ka shumë glukozë, e cila rezulton në krijimin e yndyrës së panevojshme në organizëm. Përveç shtimit të peshës, kjo yndyrë është shumë e rrezikshme për shkak se mund të çojë në sëmundjen e kancerit.
4.Krofnet dhe pluhuri për ëmbëlsira: Është e qartë se këto ushqime përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit, të cilat nuk mund të konsiderohen si të shëndetshme. Sheqeri është mënyra më e keqe për të mbushur rezervuarin e organizmit në mëngjes, sepse rrit nivelin e sheqerit në gjak. Kjo do të thotë se pas këtij racioni do të keni uri më të shpejtë, por edhe do të vendosni veten në rrezik më të madh nga obeziteti dhe diabeti.
5.Sandviçi i paketuar: Në treg ka lloje të shëndetshme të kësaj shujte, por më shpesh hasim produkte që janë plot me aditivë dhe natrium, kurse kur të merret në konsideratë se si këta përbërës mund të ndikojë negativisht në trup, koha e shpenzuar për të përgatitur vet sandviçin për mëngjes, papritmas fillon të tingëllojë si një investim i madh.
6.Kos frutash pa yndyrë: Këto produkte kanë pushtuar tregun sepse përmbajnë vetëm rreth 100 kalori dhe mund të gjenden në një shumëllojshmëri të shijeve, por ato janë plot me ëmbëltues artificial që janë të dëmshëm për trupin. Gjithmonë është më mirë për të zgjedhur kos të thjeshtë me një përqindje të ulët të yndyrës.