Gjërat që duhet ditur për lythat
Mjekët thonë që shumica e lythave, posaqërisht tek fëmijët, duhet që të hiqen. Nëse nuk mjekohen, molusqet dikur rriten edhe deri në një centimetër, shumë lehtë barten në pjesë tjera të trupit dhe munden edhe të infektohen. Për këtë duhet që patjetër të largohen, dhe këtë duhet ta bëjë ekskluzivisht specialisti-dermatologu.
Lythat shumë rrallë zhduken vetvetiu dhe për atë nuk duhet të presim që ajo të ndodhë. Në atë mënyrë vetëm humbet kohë dhe rritet rreziku nga shpërndarja e virusit nëpër trup.Vetëm personat me imunitet të lartë ia dalin me lythat. Të gjithë të tjerët duhet që t’i heqin ata.
Shputat e këmbëve janë më kritiket
Problemin më të madh e shkaktojnë lythat në shputa, sepse virusi, pas shtypjes nga ecja, mund që të depërtojë thellë në lëkurë.
Lythat në shputa shpesh kapin një hapësirë shumë të madhe dhe formojnë një pllakë të tërë. Ato në fillim duken sikur një pjesë e ngjitur për lëkurë, e dendur, kurse në fazën më të vonshme ngjan në një mozaik të ngjitur në sipërfaqen e shputave, dhe shpesh njerëzit i përziejnë me kallo (lendimet e shkaktuara nga këpucët gjatë ecjes). Për këtë është shumë e rëndësishme që të vizitohet mjeku që të definohet se përse bëhet fjalë.
Lythat në shputa më së lehti largohen me kiretazhë, radiovalë apo me lazer. Shërimi me azot të lëngshëm jep rezultate të pjesërishme sepse në një afat prej gjashtë deri në tetë muaj, lythi prapë shfaqet.
Fibromat janë trashëguese
Lythat e vegjël, të bardhë dhe të zgjatur në qafë, nën sy apo në qepalla nuk janë të rrezikshme dhe paraqiten vetëm tek personat e rritur. Bëhet fjalë për fibroma, krijimet trashëguese të cilat nuk i shkaktojnë viruset.
Ato nuk duhet që të largohen, nëse nuk ju pengojnë. Mirëpo, nëse frikësoheni që do t’i lëndoni apo nëse fillojnë të pengojnë fushën tuaj të të pamurit, atëherë gjithsesi drejtohuni tek dermatologu, i cili do t’i largojë ato pa asnjë problem.
Firbomat, për dallim nga lythat, largohen për shkak të arsyeve estetike apo praktike, dhe jo për shkak të arsyeve shëndetësore.
