Gjëra që na ndodhin vetëm Neve!
(2L ONLINE) – Pas lufte, dashtë e pa dashtë, disa elemente të civilizimit modern filluan të zbarkojnë në Kosovë! Jo për ndonjë meritë shteti sa ashtë meritë e ndërmarrësve të sektorit privat. Dhe filluan të vinë gjana me të cilat njeriu ynë nuk ishte mësuar të ballafaqohej edhe aq shpesh. Dhe mu për këtë është interesante sjellja e këtyre njerëzve karshi elementeve të reja!
Ajo struktura e objekteve dhe e elementeve përcjellëse të ma hershme nuk ishte ajo çfarë ashtë edhe tani më edhe pse kuptohet që akoma ashtë e një niveli as të përafërm me boten e zhvilluar. Por ja që ka edhe elemente të tilla që qytetarët tanë nuk ja kanë idenë ose u mungon mos të themi kultura elementare e sjelljes përballë elementit objekt dhe subjektit i cili frekuenton hapësirat me elemente të reja!
Restaurantet-kafiteritë e shumta që pretendohet se janë ndryshe nga ato çajtoret e ma hershme, qendrat tregtare si dhe hapësira të tjera me karaktere të ndryshme, janë vende ku mundë të shihet dhe përjetohet jo kultura tipike e sjelljeve të njerëzve të cilëve nuk u banë përshtypje fare aspak se ato vende janë publike dhe edhe sjellja do duhej të jetë konformë kësaj. Ajo etika minimale që do duhej të ekzistonte në çdo rast dhe lëvizje mungon.
A nuk ashtë parkingu ku dikush e parkon kerrin e ay tjetri që kushedi se çfarë mendon në ato raste shkon dhe ia parkon kerrin e tij mu mbrapa tij, duke ia bë të pa mundshëm daljen nga aty. Po edhe sikur të i ndodhte diçka që ashtë urgjente ay nuk do mundej të dilte nga aty… derisa nuk do vinte i zoti i kerrit që i ka zanë udhe=ë ose policia! E besojë shumëve nga ju u ka ndodhur një gjë e tillë.
Pastaj kur ti shkon në market e derisa pret me durim në radhën e arkës për të paguar, vjen tjetri që nuk ka fare durim apo ndjesi kulture dhe aq është i padurueshëm e veç sa nuk i hyp në shpinë atij që pret radhën!
Ashtë ay rasti tjetër kur nëpër këto kafenetë tona të vogla e ku pronari ka vendosur tavolina jashtë kapacitetit dhe kështu ka lanë hapësirë për sjellje destruktive nga të tillët që vijnë dhe kur donë të ulen nuk kanë kujdesin e atij që ashtë ulur aty pranë por ashtu të shkujdesur futen me qykë të zorit duke ia vrarë kryet e shpinën atij që ashtë i ulur e duke mos qarë far kaptinën për atë gja! E lërë ma pastaj sjelljen e tyre përballë ambientit. Lëre që nuk ashtë normale por edhe qëndrimi i tyre aty edhe pastaj kur ngritën e shkojnë nuk ta lë përshtypjen se ka pas njeri aty por elefantë!
Po puna e këtyre shkallëve lëvizëse që këtej nga ne janë goxha modë e re? Të rastisë të shohësh raste të çuditshme edhe qesharake, kur njerëzve ua zë këpucën lifti, rrëzohen e edhe raste kur pleq e sidomos plaka nuk duan në asnjë mënyrë tu hipin shkallëve lëvizëse edhe përkundër insistimit të përcjellësve të tyre ma të rinj.
Po rastet kur ka të tillë që ndallojnë mu para hyrjes së shkallëve lëvizëse dhe shtrojnë muhabetin shkujdeseshëm pa e pas dert se të tjerëve ua kanë zanë udhën. E edhe kur këta fillojnë e përbirojnë disi për të arritur liftin e për të vazhduar, këtyre që kanë shtruar muhabetin nuk ua ndien që të paktën të hapin udhë, por vazhdojnë edhe përkundër çuditjes dhe gjesteve çuditëse që bëjnë kaluesit. Ata, jo vetë që ndalojnë vetë përpara por shpesh lanë edhe objekte të ndryshme mu në hyrje të liftit dhe shkon kohë derisa i heqin nga aty thua se kërkund tjetër nuk gjendet vend!
Dhe jo se nuk gjendet vend por ajo shpërfillja idioteske ndaj rrethit dhe mungesa e kulturës qytetare përballë rrethit bëjnë që këta njerëz të sillen kështu ndaj ambientit që i rrethon e cila gjë sjell edhe konflikte që janë të rangut ma të ulët e për të cilat mendon se mund tu ndodhin vetëm shqiptarëve!
/Xhelil ARIFI/
