DYLON

Gjeografia serbe e ka njohur Kosovën

Avatar photo Redaksia

Serbia është irrituar sa herë e kanë ndarë në hartë nga Kosova, duke filluar nga eeb-faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, kanali i parë shtetëror rus (gjatë vizitës së Vladimir Putinit në Beograd), faqja e internetit “Google Analitics” etj. E njëjta gjë ndodhi edhe në paketimet e lëngjeve të prodhuesve serbë, ndërsa dy vite më parë edhe në prezantimin e Ministrisë së Arsimit. Tani Kosovën e kanë njohur edhe disa tekste shkollore serbe, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për librin e klasës së VI-të të lëndës së Gjeografisë, e cila është hartuar nga Instituti i Teksteve Shkollore. Në faqet 56 dhe 57 të këtij libri është një hartë, në të cilën Kosova është e ndarë me nga Serbia. E njëjta nuk ka ndodhur me Vojvodinën, e cila në këtë hartë paraqitet e pandarë nga shteti serb.

EkoHigjiena

Ky nuk i vetmi rast në këtë libër. Kosova e ndarë nga Serbia, për shembull, mund të shihet edhe në hartën që gjendet në faqen e 94-të të librit të Gjeografisë së vitit të II-të të shkollës së mesme.

Ajo që e bën më interesant këtë rast është koha e botimit të tyre.

Në fakt, libri i Gjeografisë është botuar në vitin 2008 (në vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës) dhe është shtypur në pesë edicione. Ndërsa, vetëm tani e kanë vënë “re” vijën që e ndan Kosovën nga Serbia.

Sipas medieve serbe, “skandali më i madh është se ky tekst shkollor nuk është kontrolluar nga ekspertët e arsimit e as nga Këshilli Kombëtar i Arsimit të Serbisë”. /Telegrafi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.