DYLON

Gjenerata 2025 e kadetëve të rinj të FSK-së dhanë betimin e tyre solemn

Gjenerata 2025 e kadetëve të rinj të FSK-së dhanë betimin e tyre solemn
Avatar photo Redaksia

Ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së,  u mbajt sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, zv.komandantit të FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, drejtorit të NALT-it, gjeneral brigade Jorg Ruter, zyrtarëve tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë si dhe familjarëve, 20 të rinj dhe të reja solemnisht dhanë betimin si kadetë të FSK-së dhe nënshkruan kontratat për shërbim në FSK.

Pas intonimit të himnit shtetëror, me fjalë rasti u adresuan ministri i Mbrojtjes, Aremnd Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi si dhe komandanti i QSU-së, major Ali Haxhimustafa.

EkoHigjiena

Me këtë rast, para të pranishmëve ministri Mehaj theksoi se në fokusin e tij mbetet avancimi i sistemit të arsimimit dhe stërvitjes në FSK.

“Kjo do të realizohet me koncepte të përputhshme me bazën doktrinore bashkëkohore  të vendeve partnere dhe standardeve të NATO-s të cilat janë bashkë me ne pandërprerë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së. Sikur edhe më parë, edhe sot, QSU me kadetët e saj është  imazhi më i bukur dhe më i dashuri i gjithë  Kosovës”, tha ministri Mehaj.

Duke iu drejtuar kadetëve të rinj, ministri Mehaj i porositi ata që tu përkushtohen studimeve që pastaj si oficerë të drejtojnë e komandojnë me kompetencë vartësit e tyre, për të përmbushur misionin kushtetues dhe detyrat ligjore në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Ndërsa zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, theksoi se Qendra për Studime Universitare tashmë ka krijuar traditë në edukimin e oficereve si një vatër e dijës dhe e shkencës ushtarake.

“Djemtë dhe vajzat e diplomuara në këtë qendër janë duke dhënë kontribute të jashtëzakonshme në Forcë, por edhe po përfaqësojnë në nivel të lartë FSK-në në të gjitha shkollimet dhe stërvitjet bashkë me aleatët tanë”, tha gjeneralmajor Cikaqi me këtë rast.

Qendra për Studime Universitare e FSK-së funksionon që nga viti 2005 dhe nga kjo Qendër deri më tani kanë dalë mbi 100 oficerë të FSK-së, të cilët shërbejnë në nivele dhe njësi të ndryshme komando-shtabore të FSK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.