DYLON

Gjenerallejtënant Rrahman Rama takon gjeneralmajorin John Harris

gjeneralmajori John Harris
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim pune Komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjeneralmajor John Harris, i shoqëruar nga atasheu ushtarak amerikan pranë ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Jeffery Fischer si dhe oficerë tjerë të lartë.

Gjeneral Rama me këtë rast e ka falënderuar gjeneralin Harris për kontributin që Ushtria Amerikane është duke dhënë në kuadër të KFOR-it për 18 vjet me radhë, në mënyrë që në Kosovë të ketë një ambient të qetë dhe të sigurt. Po ashtu, gjeneral Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për kontingjentin amerikane nga kampi ushtarak ,,Bondsteel’’ për përkrahjen e dhënë FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së (TRADOK) në Ferizaj.

Gjatë takimit Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar gjeneralin Harris edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), përgatitjet e bëra, planifikimet dhe procedurat që janë zhvilluar deri në sot, si nga ministria ashtu edhe në nivel qeveritar e shtetërorë. Me këtë rast ai e njoftoi gjeneralin Harris edhe me përqindjen e lartë të numrit të komuniteteve pakicë që janë duke shërbyer në radhët e FSK-së si dhe me aktivitetet konkrete që janë duke u bërë për inkuadrimin e sa më shumë pjesëtarëve të rijnë të komuniteteve pakicë.

EkoHigjiena

Gjeneral Harris është ndarë i kënaqur me arritjet e FSK-se sidomos me zhvillimin e pjesëtarëve të saj. Është mbresëlënëse tha ai, që pjesëtarët e FSK-së janë shumë të suksesshëm në shkollat dhe kurset ndërkombëtare ku po marrin çmime të larta për përformancën e shkëlqyer. Po ashtu gjenerali Harris shprehi gatishmërinë për të përkrahur FSK-në në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.