DYLON

Gjenerallejtënant Rrahman Rama priti ambasadorin e Kanadasë, z. Daniel Maksymiuk

Gjenerallejtënant Rrahman Rama priti ambasadorin e Kanadasë, z. Daniel Maksymiuk
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), komandanti i FSK–së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MFSK–së, z. Shkelzen Sylaj, priten në takim ambasadorin e Kanadasë, për Kroaci dhe Kosovë, z. Daniel Maksymiuk.

Në këtë takim, KOMFSK dhe Sekretari i Përgjithshëm e njoftuan ambasadorin me të arriturat e përgjithshme të MFSK/FSK–së si dhe me proceset dhe rrugën për të ardhmen e FSK-së.

Ambasadori i Kanadasë, z. Maksymiuk edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij, për përkrahje të pa rezervë për MFSK/FSK-në dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ambasadori i Kanadasë shprehu gatishmërinë dhe kërkoi inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me MFSK/FSK-në, për zhvillimin e aktiviteteve konkrete në fushën e trajnimit dhe avancimit të pjesëtarëve të FSK–së.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu konfirmoi që edhe MFSK/FSK-ja, janë të gatshëm për nënshkrim të një marrëveshje të tillë e cila hapë rrugë të reja për ngritjen profesionale te të gjithë pjesëtarëve të MFSK/FSK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.