DYLON

Gjenerallejtënant Rrahman Rama përcolli trajnimin me autoblinda në kazermën e FSK-së, në Gjilan

Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me komandantin e Brigadës pë Reagim të Shpejtë(RSH), kolonel Xhevahir Gecin dhe me bashkëpunëtorët e tij, e vizitoi Batalionin e Parë për Reagim të Shpejtë të BRSH-së, në Gjilan ku u njoftua për aktivitetet e përgjithshme të Batalionit të Parë nga komandanti i saj, nënkoloneli Haki Xhemajli.

Vizita e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës dhe stafit të tij, në Gjilan, ka qenë e fokusuar në përcjelljen e trajnimit “Shofer, mirëmbajtje dhe lëvizje taktike me autoblinda”, që është duke u realizuar me ekipet mobile turke dhe në mbeshtetje edhe nga instruktorët e BRSH-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar ekipet mobile turke, për bashkëpunimin që po na ofrojnë, në ngritjen profesionale të FSK-së, si dhe pjesëtarët e BRSH-së, për angazhimin e tyre, në realizimin e këtij trajnimi.

Më pastaj, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, përcolli nga afër operacionet taktike me autoblinda si dhe demonstrimet dhe operimet e ndryshme të pjesëtarëve të këtij Batalioni. Ky trajnim, po zhvillohet me shumë sukses.

Ndërsa, komandanti i BRSH-së, koloneli xhevahir Geci, para komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës shpalosi planet e avancimit të kapaciteteve të BRSH-së, dhe pavarësimit të kapaciteteve për operim me autoblinda

Kurse, majori Bede, përgjegjës i ekipit mobile turke, e informoi komandantin e FSK-së, për ecurinë e trajnimit me autoblinda të realizuar në Brigadën për Reagim të Shpejtë, në Istog, dhe në Batalionin e Parë të BRSH-së, në Gjilan.

Në fund, majori Bede falënderoi Komandantin e FSK-së, dhe stafin e tij, për mbështetjen në realizimin e këtij trajnimi shumë të rëndësishëm për FSK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.