DYLON

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në certifikimin e trajnimit – Taktika me njësitë e vogla

Avatar photo Redaksia

Sot në Brigadën për Reagim të Shpejtë në kazermën e FSK-së ,,Ushtarët e NATO-s” në Istog, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama bëri një vizitë pune, me rastin e ceremonisë së certifikimit të 50 pjesëtarëve të gjeneratës së dytë, që kanë përfunduar me sukses trajnimin pesë javor ,,Taktika me njësitë e vogla”.

Duke ju drejtuar ushtarëve të certifikuar, Komandant Rama ndër të tjera tha, ʺUshtarët dhe nënoficerët të cilët janë stërvitur gjatë këtij trajnimi, kanë treguar përkushtim dhe kanë marrë njohuri të reja në shkathtësitë ushtarake të nevojshme në njësitë e vogla”. Duke vazhduar fjalën e tij më tej shtoi se, ʺJu me këtë po dëshmoni që ne si forcë e re, jemi në rrugë të mirë të ngritjes së kapaciteteve tona dhe pjesëtarët tanë janë të përgatitur, të motivuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të rejaʺ. Me këtë rast ai uroi dhe përgëzoi ushtarët për përfundimin me sukses të këtij trajnimi, po ashtu ai falënderoi dhe vlerësoi lartë edhe punën e instruktorëve dhe oficerëve drejtues të këtij trajnimi.

EkoHigjiena

Për pjesëtarët të cilët kanë përfunduar këtë trajnim u ndanë certifikata, kurse për më të dalluarit shpërblime, po ashtu me këtë rast u ndanë mirënjohje për instruktorët e këtij trajnimi.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë Kolonel Xhevahir Geci, ushtruesi i detyrës së Shefit të Shtabit të BRSH-së Major Ejup Maqedonci, komandantët e tri Batalioneve të Reagimit të Shpejtë, përfaqësues nga Stacioni i Policisë në Istog, Drejtoria e Qendrës së Burgut Dubravë si dhe oficer dhe nënoficer të FSK-së.