DYLON

Gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në konferencën “Karta e Adriatikut A5“

Gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në konferencën “Karta e Adriatikut A5“
Avatar photo Redaksia

Gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në konferencën e 23-të të shefave të mbrojtjes “Karta e Adriatikut A5“ në Durrës.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, mori pjesë në konferencën e shefave të mbrojtjes „Karta e Adriatikut A5“, e cila u mbajtë në Durrës. Ai në këtë konferencë udhëtoi nga Kosova së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Benjamin Corell.

Kjo konferencë e cila u mbajt nga data 24 shtator 2019 deri më datë 26 shtator 2019, kishte për qëllim që të sinkronizojë të gjitha aktivitetet trajnuese por edhe ushtrimet e përbashkëta ndërmjet shteteve anëtare, përfshirë dhe EUCOM-in, në ngritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e ndërveprimin gjatë operacioneve të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjithashtu qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj iniciative rajonale është edhe mbështetja e shteteve që aspirojnë integrimin në NATO.

EkoHigjiena

Gjenerali Rrahman Rama gjatë kësaj konference, pati rastin që t’ju drejtohet të gjithë pjesëmarrësve; duke theksuar në veçanti procesin e tranzicionit, si dhe të arriturat e FSK-së. Ai ndër të tjera shtoi se FSK-ja po vazhdon t’i ngritë kapacitetet e saj sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe se mbështetja e partnereve strategjikë gjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm. Për më tepër, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, tha: „FSK-ja si forcë e ndërtuar dhe e zhvilluar me standarde të NATO-s, është e gatshme që t’i marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin nga anëtarësimi në „Kartën e Adriatikut – A5“, për të ndërvepruar dhe kontribuar me kapacitetet e saj për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë“.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë konferencës ka zhvilluar takime dypalëshe me zëvendëskomandantin e EUCOM-it, gjenerallejtënant Stephen Twitty, si dhe me kryesuesit e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse në konferencë. Temë diskutimi gjatë këtyre takimeve ka qenë avancimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së, aktivitetet e përbashkëta trajnuese, por gjithashtu edhe ofrimi i kapaciteteve trajnuese të FSK-së për zhvillim profesional të kapaciteteve të partnereve tanë.

Gjeneral Rama, gjithashtu, i falënderoi të gjitha shtetet anëtare të Kartës së Adriatikut A5, për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin dhe forcimin e partneritetit, i cili e ndihmon jo vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës por të gjithë Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.