DYLON

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ligjërate rreth transformimit të FSK-së në FAK

Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama, para një grupi të profesorëve dhe studentëve të Kolegjit Evropian “Juridica”, mbajti ligjëratën me temën “Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës”. Ligjëratën e hapi dekani i Kolegjit Evropian “Juridica ” Prof. As. Dr. Agron Beka duke falënderuar për bashkëpunimin e mirë që ka me FSK-në.

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama, ligjëratën e ka vazhduar duke shtjelluar strukturën e MFSK-së dhe FSK-së, Kapacitetet Operacionale, Vendbanimet, Aktivitetet humanitare si dhe trajnimet të cilat janë duke u mbajtur brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga SHBA-ja me bashkëpunimin bilateral me Gardën Kombëtare të shtetit IOWA të SHBA-së, pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së në trajnimet dhe shkollat e NATO-s. Gjatë ligjëratës Komandanti theksoi edhe suksesin që pjesëtarët tregojnë gjatë studimeve jashtë vendit, duke treguar shembullin e nëntogerit të FSK-së, që ka përfunduar trajnimin në SANDHURST të Mbretërisë së Bashkuar duke u dekoruar si kadeti më i mirë. Me këtë rast ai veçoi edhe punën që bëjnë ekipet e deminerëve të FSK-së, duke çminuar me mijëra metra katror në vit në vende të minuara, dhe pa pasur as më të voglin incident me çka tregohet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi që kanë pjesëtarët e FSK-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast Gjeneral Rama një pjesë të ligjëratës e përqendroi në përgatitjet të cilat janë bërë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, pas rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë (RSSS) dhe analizës që i është bërë gjithë sektorit të sigurisë, për t`i analizuar sfidat e sigurisë të tashmes dhe të së ardhmes, si rreziqet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Mbi bazën e rekomandimeve të këtij rishikimi është planifikuar krijimi i Forcave të Armatosura, ku do ketë mision të ri: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit; mbështetje e autoriteteve civile; mbështetje e komuniteteve; pjesëmarrja në operacione paqeruajtëse ndërkombëtare. Mbi bazën e këtyre detyrave thelbësore është punuar dhe planifikuar edhe struktura e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Pas përfundimit të ligjëratës të pranishmit parashtruan pyetje të ndryshme rreth: bashkëpunimit bilateral, strukturës gjinore, pajisjeve, misionit dhe detyrave të Forcave të Armatosura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.