DYLON

Gjenerallejtënant Kilinç vizitoi Komandën e Forcave Tokësore

Gjenerallejtënant Kilinç vizitoi Komandën e Forcave Tokësore
Redaksia

Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneral brigade Mehmet Lladrovci ka pritur sot në vizitë Komandantin e Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, Gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç .

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në Komandën e Forcave Tokësore (KFT), në një atmosferë miqësore dhe profesionale, u diskutua për proceset aktuale të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve të Komandës së Forcave Tokësore. Gjithashtu, pala turke ofroi përvojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë në zhvillimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve të personelit të FSK-së, përmes mundësive të shkollimit dhe trajnimit në Republikën e Turqisë.

EkoHigjiena

Në përmbyllje të takimit, palët vlerësuan lartë bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet dy forcave, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Gjeneralbrigade Lladrovci falënderoi Gjenerallejtënant Kilinç dhe delegacionin e tij për vizitën miqësore, si dhe për diskutimin e hapur dhe konstruktiv. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.